Politikë Më shumë

Ambasadori Kurtezi takohet me Lekiqin

Prej tvteuta16:28, 28 Janar 2021

Ambasadori I Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ekselenca e Tij Ridi Kurtezi, u takua sot me kryetarin e Këshillit për marëdhënje ndërkombëtare Miodrag Lekiq.

Gjatë takimit është theksuar vlerësimi i përbashkët se marëdhënjet miqësore tradicionale të Malit të Zi dhe Shqipërisë paraqesin shembull të bashkëpunimit të mire në rajon. Bashkëbiseduesit u dakorduan se bashkëpunimi politik I dy shteteve është në nivel të lartë dhe se egziston bazë e mire ligjore dhe potencial I mirëfilltë për zhvillimin e marëdhënjeve ekonomike.

Ambasadori Kurtezi ka theksuar se Mali I Zi dhe Shqipërija kanë qëllime të përbashkëta të politikës së jashtme në mes të cilave janë integrimi evropian dhe zhvillimi I bashkëpunimit nëkuadër të NATO-s, si dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal. Ai ka shprehur kënaqësinë që Mali I Zi është lider në procesin e anëtarësimit në Unionin Evropian duke vlerësuar se suksesi I Malit të Zi ka shumë rëndësi edhe për Shqipërinë.

Kryetari I Këshillit Miodrag Lekiq ka përkujtuar në bashkëpunimn cilësorë dhe frekventues me Këshillin e punëve të jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke vlerësuar se pakicat kombëtare në të dy shtetet paraqesin pasuri shtesë dhe krijojnë lidhshmëri të rëndësishme të bashkëpunimit.

 

  • 1

    Radio