Politikë Më shumë

Ambasadori kroat vizitoi Komunen e Tuzit

Prej tvteuta18:56, 1 Prill 2019

Ambasadori i Republikës së Kroacisë në Mal të Zi, shkelqësia e tij, z. Vesellko Grubishiq, është ambasadori i parë i cili vizitoi Komunën e Tuzit, për të na uruar dhe deshiruar punë të mbarë, thuhet ne deklaraten e kabinetit te kryetarit te Komunes se Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Z. Grubishiq me bashkëpunëtor në takim me kryetarin Gjeloshaj u interesua për planet, sakrificat dhe mundësitë e zhvillimit të Komunës më të re në Mal të Zi, ku mes tjerash tregoi gatishmeri për bashkëpunim të ngushtë dhe ndihmë në bazë të përvojave të komunave Kroate dhe të Kroacisë në të gjitha proceset.

Si përfundim, dy palët u dakorduan që të shikojnë bashkarisht bashkëpunimin me komunat Kroate, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e binjakëzimit me ndonjë komunë Kroate në të ardhmen.

Kryetari Gjeloshaj e falenderoi shkelqësinë e tij z. Grubishiq, dhe shprehi kënaqësi për takimin e mbajtur, po ashtu tregoi gatishmëri për bashkëpunim në të gjitha sferat.

  • 1

    Radio