Aktuale Më shumë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: Janë vrarë 3500 ushtarë rusë, ju kemi shkatërruar avionë, helikopterë e tanke

Prej tvteuta14:45, 26 Shkurt 2022


Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, në një deklaratë për mediat, deklaroi se pala ruse ka humbje të shumta deri më tani nga lufta që po zhvillon në Ukrainë.

Sipas ambasadorit ukrainas, janë vrarë 3500 ushtarë rusë dhe janë shkatërruar dhjetra avionë, helikopterë e tanke luftarake të tyre.

Ju jeni vetë dëshmitarë se si popujt e vendeve të ndryshme po bashkohen në mbështetje të Ukrainës. Në qoftë se deri dje shtete si Italia, Franca dhe Qipro ishin kundër shkëputjes së Rusisë nga sistemi pagesave Swift, Presidenti sapo ka marrë një konfirmim për ndryshimin e qëndrimit. Deri më sot 198 civilë ukrainas kanë humbur jetën, mes tyre ishin 3 fëmijë. 1115 person janë plagosur mes të cilëve 33 fëmijë. Pala ruse ka humbur 14 avionë, 8 helikopterë, 102 tanke, 200 ushtarë janë të plagosur, 3500 ushtarë janë të vrarë. Ukraina i ka bërë thirrje Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për t’i transportuar rusët e vdekur për në Federatën Ruse. U bëj thirrje shoqërisë ruse dhe diplomatëve rusë të shprehin qëndrimin e tyre duke dënuar luftën edhe sulmin. Ukraina është e pajisur me armë, por ekziston nevoja për ndihmë suplementare. Në ambasadë është ngritur një seli për ndihmën humanitare. Kushdo që ka kontaktuar më parë me ambasadën tani mund ta bëjë këtë vërtetë. Falenderoj shumë popullin shqiptar për mbështetjen e tij pa kompromis”, tha ambasadori i Ukrainës në Tiranë.

  • 1

    Radio