Opinion Më shumë

Ambasadori i Gjermanisë vizitoi Kuvendin Komunal

Prej tvteuta09:12, 14 Mars 2020

KUMTESË PËR MEDIA

Në kuadër të vizitës zyrtare, sot Kuvendin Komunal të Ulqinit e vizitio ambasadori i Republikës së Gjermanisë Sh. T. z. Robert Veber.  Përveç kryetarit dhe sekretarit të Kuvendit z. Ilir Çapuni e Ardit Ceka në pritje morrën pjesë edhe përfaqësuesit e klubeve të këshilltarëve në Kuvendit Komunal: Sabri Salaj, Xhavid Hoxhiq, Haxhi Sulejmani, Bojan Gjakonoviq, Jasmina Hasa, Omer Bajraktari dhe Naser Resulbegoviq.

Në fjalën hyrëse, nikoqiri e falenderoi ambasadorin për vizitën e dytë zyrtare që po i bën Kuvendit. E njoftoi gjithashtu me përbërjen e Kuvendit dhe aktivitetet e këtij institucioni, ndër të cilat veçoi fillimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Bashkisë së Shkodrës dhe me vizitën e paralajmëruar të kryetarit të Komunës Bingen të Gjermanisë.

Ambasadori ka treguar interesim të veçantë për mbrojtjen e kripores dhe potencoi që pas votimit të Vendimit për Mbrojtje në Kuvend vijon një punë dhe veprimtari e madhe për të cilën duhet një bashkëpunim i gjërë në mes të administratës dhe në të cilën kriporja duhet të shikohet si një pjesë e një hapësire të gjërë në të cilën bën pjesë lumi Buna, Ada, Liqeni i Shasit dhe Valdanosi.

Përfaqësuesit e klubeve më tej e kanë njoftuar mysafirin për problemin e Valdanosit, për pengesat në zhvillimin e komunës, me lidhjet tradicionale të Ulqinit me Gjermaninë dhe me propozimin që ambasadori Gjerman të shpallet qytetar nderi i Ulqinit.

  • 1

    Radio