Ambasada e SHBA: Të gjitha palët të angazhohen në dialog

Prej tvteuta16:34, 6 Shkurt 2020

Në lidhje me Ligjin për liritë dhe të drejtat fetare i cili ka krijuar debat të madh në opinionin publik dhe ka ngjallur edhe protesta në disa qytete, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-së në Mal të Zi. Në kumtesën për media kjo ambasadë u bën thirrje të gjitha palëve që të evitojnë eskalimin e situatës që mund të çojë në akte të dhunshme. SHBA e përkrahin fort lirinë e fjalës , të drejtën për grumbullim dhe shprehje të mendimit, si dhe të drejtën për liri fetare, por edhe të drejtën e secilit vend të pavarur që të sjellë akte ligjore në përputhje me normat demokratike, thuhet më tej në kumtesë. Në lidhje me këtë problematikë, zyrtarët e ambasadës janë takuar rregullisht me përfaëqsues nga të gjithë spektrat e shoqërisë, me qëllim që të kenë një pasqyrë të qartë të situatës së përgjithshme, thuhet ndër të tjera në kumtesën e ambasadës.

  • 1

    Radio