Sociale Më shumë

Ambasada e SHBA-së: 4 automjete për forcat kufitare

Prej tvteuta10:09, 14 Dhjetor 2016

Ambasada e SHBA-së në Podgoricë, përmes Programit për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare (EXBS) u  dhuroi katër automjete njësive të lëvizshme të Drejtorisë doganore të Malit të Zi.

Me rastin e dorëzimit të automjeteve me vlerë 110,000 dollar,  ambasadorja e Amerikës  në Mal të Zi Margaret En Uehara, tha se qëllimi i donacionit është ndihma në përmirësimin e kapaciteteve për të luftuar tregtinë e paligjshme. Gjatë viteve të fundit, nëpërmjet këtij programi janë dhuruar  më shumë se katër milionë dollarë ndihma në formën e trajnimit dhe pajisjeve për të forcuar sigurinë e kufijve të Malit të Zi, kontrollet e eksportit dhe parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

  • 1

    Radio