Politikë

Aktuale Më shumë

Ambasada e SHBA: Liderët politikë e kanë përgjegjësi të mbrojnë institucionet demokratike

Prej tvteuta14 December 2022

Udhëheqësit politikë në Mal të Zi duhet të mbrojnë institucionet demokratike të vendit dhe t’i rezistojnë çdo vendimi që cenon funksionalitetin dhe legjitimitetin e tyre, tha Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Podgoricë. Ambasada tha se SHBA-të janë të shqetësuara për një tjetër përpjekje të dështuar për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në Mal të Zi dhe për miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Presidentin. “SHBA janë thellësisht të shqetësuara për dështimin e vazhdueshëm të Malit të Zi për të formuar një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale dhe, në mungesë të këtij institucioni kyç, miratimin e një ligji të diskutueshme për të kufizuar kompetencat e presidentit, duke injoruar kështu këshillën e qartë të Komisioni i Venecias (VK)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës, me kërkesë të Zërit të Amerikës. “Është përgjegjësi e liderëve politikë malazezë të mbrojnë institucionet demokratike të vendit dhe t’i rezistojnë çdo vendimi që cenon funksionalitetin dhe legjitimitetin e tyre”, thuhet nga ambasada. Ata u bënë thirrje udhëheqësve të ndërmarrin veprime konkrete për të rivendosur shpejt institucionet demokratike.