Ambasada e Kosovës në Mal të Zi kremtoi 11-vjetorin e Pavarsisë së Kosovës
Prej tvteuta21:02, 19 Shkurt 2019
Me një pritje solemne në hotelin “Centerville” në Podgoricë, Ambasada e Kosovës në Mal të Zi shënoi 11 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës. Në këtë festim ishin prezent përfaqësues të partive politike, korit diplomatik, njerëz të kulturës dhe përfaqësues të mediave. Në fjalën përshëndetëse, ambasadori i Kosovës Skender Durmishi, numëroi arritjet që Kosova ka pasur gjatë këtij 11 vjeçari, kurse marrëdhëniet në mes dy vendeve i quajti shembullore dhe model për rajonin. Edhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare shprehen urimet e tyre për arritjet e Kosovës gjatë kësaj periudhe , edhe pse akoma mbeten mjaft sfida për tu përballuar, sidomos në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë.