Alternativa kthen mandatin e deputetit. Nedoviq ka plane të tjera
Prej tvteuta17:44, 30 Gusht 2023
Nga organizata Alternativa e Malit të Zi njoftojnë opinionin publik se kanë vendosur t’ia kthjenë mandatin e fituar në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 qershor Lëvizjes Evropa Tani, në listën e së cilës morën pjesë. Ata e ftuan anëtaren e tyre Jelena Nedoviq të bëjë të njëjtën gjë për të ruajtur integritetin e saj dhe të organizatës.
“Për të respektuar etikën politike, vlerat morale dhe parimet, Alternativa Mali i Zi, si një organizatë që i ka trashëguar këto vlera që në fillimet e saj, ka njoftuar opinionin se mandati që iu besua në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, do i kthehet Lëvizjes Evropa Tani”, thonë nga kjo organizatë. Siç theksojnë në njoftim, janë të bindur se veprimi i tyre do të bëhet praktikë në jetën e ardhshme politike të Malit të Zi.
Në anën tjetër, deputetja, Jelena Nedoviq, në një prononcim për Portalin e RTMZ lidhur me informacionet se është larguar nga Alternativa, thekson se nuk e ka tradhtuar atë organizatë dhe parimet e saj politike dhe se nuk bëhet fjalë për korrupsion politik.
“Qytetarët e dinë mirë se kujt është në favor kjo histori. Ju kujtoj se edhe votuesit e LET, PAMZ, Demokratëve, PB, dhe partive të tjera, do të përfitojnë paga dhe pensione më të larta, si dhe mbrojtje më të mirë të të drejtave të punëtorëve përmes programit Evropa Tani 2, që është preokupimi im kryesor dhe pse vendosa të futem në politikë”.- tha ndër të tjera Nedoviq.