Aktuale Më shumë

Aloshi: Zgjedhjet në Ulqin pa asnjë problem

Prej tvteuta10:44, 14 Qershor 2023

Zgjedhjet parlementare që u mbajtën ditën e diele, në Ulqin kaluan pa probleme, diçka që tashmë është bërë normë në komunën tonë. Ajo çka i karakterizoi këto zgjedhje, jo vetëm në Ulqin por në gjithë vendin, ishte dalja e ulët e votuesve, vetëm 56.4% në nivel vendi, dhe rreth 50% në Ulqin.

Në KKZ thonë se për procesin u përgatiten me kohë, dhe se nuk pati vërejtje, as nga pjesëmarrësit në zgjedhje, as nga vëzhguesit ndëkombëtar.

Pjesmarrësit në zgjedhje tani mund të dorëzojnë edhe ankesat lidhur me procesin zgjedhor, dhe në KKZ janë të njoftuar për iniciativën e PSD, e cila ka kërkuar qasje në material, tha për TV Teuta, kryetari Ahmet Aloshi.

Sa i përket numrave konkret lidhur me procesin zgjedhor në Ulqin, në votime kanë dalë 10.374 votues të regjistruar, çka përbën 50.42%, Numrin më të madh të votave e siguroi Aleanca Shqiptare, 3663, ndjekur nga “Guximi vlerësohet” me 2818 dhe koalicioni “Bashkë” më 1.1615 vota. 640 vota ka siguruar Forumi Shqiptar, 512 Evropa Tani, 287 PB, 272 PSD dhe 237 “Për të Ardhmen e Malit të Zi.

  • 1

    Radio