Aloshi- Të kënaqur me rezultatet e punës, por akoma ka vend për përmirsime
Prej tvteuta9 February 2016

Sekretariati për veprimtari shoqërore gjatë vitit 2015 ka pas aktivitete të ndryshme, por edhe ka sjellë vendime që sekretari Amet Aloshi i vlerëson tejet të rëndësishme për funkcionim normal të administratës lokale. “Kanë barrën dhe peshën e vet që në një farë mënyre qeverisja lokale lirohet nga teprica e të punësuarëve mbrenda administratës lokale të komunës së Ulqinit. Vendimi i parë është pru në fund të vitit 2014 por është realizuar në vitin 2015 ndërsa vendimi tjetër i cili ka të bëjë mbi caktimin e asistenës së njëhershme personave të cilët sipas vendimit i plotësojnë kushtet për daljen në pension dhe lirimin e vendeve të punës në mënyrë vullnetare .Janë paraqitur 23 puntorë që kanë marrë edhe asistencën që ju takon me ligj “shprehet Aloshi. Në kuvendin komunal të Ulqinit gjatë vitin 2015 janë aprovuar dy plane aksionare,plani aksionar për të rinj dhe korrupcion,ndërsa plani i veprimit për barazinë gjinore akoma sot e kësaj dite edhe pse ishte në rend të dite me 24 korrik të vitit 2015 sikurse u harrua në fiokat e kryetarit të parlamendit. Rikujtojmë që plani aksionar i veprimit për barazinë gjinore i ka kaluar të gjitha fazat dhe i plotëson të gjitha kushtet ligjore për tu sjellë para këshilltarëve dhe të aprovohet,pasi jemi një ndër komunat e vetme që nuk e ka planin aksionar për barazinë gjinore.Sekretari Aloshi nuk ishte konkret në përgjegjen e tij pse akoma nuk është sjellë para këshilltarëve ,edhe pse ishte një ndër pikat e para që do të duhej të gjindej në senancën e parë, pas 24 korrikut 2015 . Për vitin 2015 është hapur edhe konkursi për studentët ku sipas plotësimit të kriteriumeve do të përzgjidhen studentët më të mirë që do të gëzojnë të drejtën e bursës,ndërkohë që për shoqatat Joqeveritare nuk është hap konkurs për ndarjen e mjeteve për vitin 2015.Në propozim buxhetin për vitin 2016 për OJQ që punojnë dhe veprojnë në komunën e Ulqinit janë parapa 25 mijë euro,por akoma nuk është formu komisioni për vlerësimin e projekteve edhe pse vitin e kaluar është aprovuar vendimi i ri për ndarjen e mjeteve sektorit civil Sa i përket aktiviteteteve për zbutjen e problematikës së narkomanisë Aloshi shprehet se janë bërë disa aktivitete por në mungesë të kuadrove të mirëfillta që mund të merren në mënyrë profesionale me këtë problematikë kemi punësuar një psikologe ,punësimi i të cilës pa dyshim ka qenë i domosdoshëm.