Aliu: Ambasada e SHBA nuk i mbështet regjimet e korruptuara
Prej tvteuta11:43, 25 Janar 2017
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Mal të Zi mbështet shtetin e së drejtës dhe vlerat perëndimore , e jo regjimet e korruptuara , tha zëvendës shefi i Misionit në Ambasadën e SHBA, Biks Aliu.
Nga Fronti Demokratik më parë kanë njoftuar se ambasadorja amerikane në Podgoricë, Margaret Ann Uehara, është duke u larguar nga pozita e ambasadores “, ashtu siç edhe ka punuar, duke mbështetur regjimin e Millo Gjukanoviq dhe sulmuar Frontin Demokratik”
Ndërkaq Aliu ka thënë për gazetën Vijesti se Uehara nuk do të largohet, dhe se do të jetë në Mal të Zi gjatë kohëzgjatjes së mandatit.
“Ambasada e SHBA mbështet shtetin e së drejtës dhe vlerat përendimore në Mal të Zi. Jo regjimet e korruptuara dhe as rrëzimin e dhunshëm të qeverisë “, ka thënë Aliu.