Aktuale Më shumë

Ali Daci: A po rritet antishqiptarizmi në Mal të Zi ?!

Prej tvteuta04:19, 20 Maj 2020

Shkruan: Ali Daci

A po rritet antishqiptarizmi në Mal të Zi ?!

Vënja e qëllimshme e zjarrit në shkollën e vetme në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës është sulm i drejtperdrejt mbi popullin shqiptarë, mbi tempullin e dijës, mbi gjuhën dhe kulturën shqiptare. Djegja e planifikuar dhe e organizuar e shkollës të shtyn të dyshosh se edhe pyjet qëllimisht u dogjen. Djegja e shkollës dhe e pyjeve në tetitorin e Malësisë së Rozhajës është akt kriminal dhe ka për qëllim spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet etnike. Ky akt kriminal është i destinuar për shuarjën e shpresës për jetës të shqiptarëve të Rozhajës në vatrat e tyre stërgjyshore, në pjesën më të begat më pyje e kullota, më bukurit e rralla natyrore . Ata duke djegur shkollën, malet ua djegën shqiptarëve mushkritë, bukën e gojës dhe shpresën për 100 vitet në vijim. Nëse digjet një arë ose një vreshtë, ara mund të jap fryt në vitin e radhës, ndërsa vreshti pas dy tre viteve , kurse për malet halore duhet të presim një shekulli që ai të rritet për t’u prer e shfrytëzuar. Si e ka emrin ndryshe gjenocidi mbi një popull ?!

Që nga rihapja e shkollës në Dacaj në gjuhën shqipe e gjerë më sot, kurr nuk kanë pushuar sulmet nga më të ndryshmet, qofshin ato sulmeve fizike, si thyerje e objektit, demolim dhe tentarivë e vënjës së zjarrit, vjedhje e materialit shkollor, grabitje e literatures shkollore nga organet shteterore të UDB- së ishjugosllavisë etj. Dhunim i vullnetit të arsimtarëve për regjistrimin e nxënësve në gjuhën amtare në ditar pa prapashtesat sllave më iq e viq. Emërim i drejtorve të shkollës në mënyrë të dhunshme, krejt centraliste dhe të njëanshme dhe nëpërkëmbje dhe suspendim i këshillave shkollore etj. Nëpër të gjitha këto katrahura kalur kjo shkollë e këta mësimdhënës, si nëpër gurin e mullirit vetëm e vetëm të ruajn, kultivoj dhe afirmojnë gjuhën e nënës, gjuhën shqipe, kulturën dhe artin shqiptar. Nuk janë të rastit sjelljet vandale të armiqve të përbetuar të arsimit shqip. Të gjitha këto akte antishqiptare i kanë përjetuar mësuesit, nxënësit, prindërit e kësaj shkolle që për shqiptarët ka qenë dhe mbete Universiteti i Malësisë së Rozhajës. Tempulli i diturisë u ndërtua nga baballarët tanë pas Luftës së Dytë Boterore, pa ndihmëën e askunt. Shumë përipeti e katrahura kanë përjetuar mësimdhënësit dhe stafi pedagogjik i kësaj vatre mësimore në zemër të Malësisë së Rozhajës.

Më 15 maj 2020 kriminelët që ende s’ janë kapur nga organet e hetuesisë gjër më sot, thyen grilat dhe dritarën u futën në mes natë në shkollë dhe i vunë flakën duke dashur që përfundimisht ta shuajn shkollën shqipe. Ata dogjen dokumentacionin pedagogjik, biblioteken e shkollës, dogjen fotografit e figurave më të ndritura të kombit shqiptar të sjellura dhuratë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta më 25 nëntor të vitit 2018. Dogjen ditarët, punimet e vizatimet e nxënësve, dogjen bangat dhe karrikat nga ku ata ushqeheshin me dituri. Ata që dogjen shkollën më gjithë inventarin dhe arkivin e saj më siguri po të kishin mundësi do të digjnin edhe nxënësit dhe mësimdhenësit, të gjithë së bashku do t’i bënin shkrumb e hi. Ja deri ku arrin dora kriminale e antishqiptare. Gjenocid , gjenocid, gjenocid !

Të gjithë tok sa jemi duhet ta kemi të qartë se dora kriminale është shumë afër nesh dhe ne në çdo çast jemi të rrezikuar nga ta. Ata që sot kanë vënë zjarrin mbi arsimin shqip, nesër janë të gatshëm që edhe shtëpive dhe familjeve, fëmijëve tana t’ua vënë zjarrin.
Nuk u ndezën malet tona kot nga dora e zezë kriminale. U prit shumë kohë deri sa të mbretërojnë koha e thatë, era e fuqishme dhe koha e pandemisë, koha e murtajës që të digjej përfundimisht bukuria dhe pasuria e Dacajve dhe Husajve në Malësinë e Rozhajës.

  • 1

    Radio