Aktuale Më shumë

Aleksandar Radoviq në krye të Administratës së Policisë

Prej tvteuta09:42, 13 Mars 2024

Me vendim të Qeverisë, Aleksandar Radoviq është ushtrues detyre i drejtorit të Administratës së Policisë. Kryeministri Millojko Spajiq propozoi Radoviqin, pasi Qeveria nuk e pranoi propozimin e ministrit të Brendshëm Danillo Sharanoviq që Llazar Shqepanoviq të jetë ushtrues detyre i drejtorit të policisë.

Tri orë pas mesnate, dhe pas një seance maratonë, qeveria emëroi Aleksandar Radoviqin ushtrues detyre të drejtorit të Drejtorisë së Policisë.

Paraprakisht, siç mësojmë, Qeveria i ka dhënë autorizimin/pëlqimin kryeministrit Millojko Spajiq që të propozojë njërin nga kandidatët e regjistruar – duke pasur parasysh se ministri nuk ka propozim tjetër për kandidat.

Radoviq deri më tani ishte ndihmësdrejtor i Administratës së Policisë, shef i Sektorit të Inteligjencës Financiare.

 

  • 1

    Radio