Albis party ne NY organizoi mbremje spektakulare kushtuar Dites se Flamurit
Prej tvteuta21:53, 25 Nëntor 2019
Nen perkujdesjen dhe organizimin e agjensise se njohur per evente ne NY, Albis Party, te shtunen mbremje, me 23.11.2019 u mbajt manifestimi per nder te dites se Flamurit Kombetar dhe ne mbeshtetje te kandidatit shqiptar per Keshillin e Bashkis se New Yorkut z. Marko Kepi. Ne kete eveniment nga vendlindja na nderuan me pjesemarrje z. Faik Nika, kryetar i Keshillit Kombetar te Shqiptareve ne Malin e Zi, z. Ilir Çapuni, kryetar i Kuvendit te Komunes se Ulqinit, Fatmir Gjeka, drejtor i Organizates Turistike-Ulqin, Naser Resulbegu, keshilltar ne Kuvendin e Komunes se Ulqinit. Per programin artistik eshte perkujdesur moderatorja Kozeta Turishta,ndersa na argetuan kengetaret, Valdet Luka, Alma Vela, Nazife Bonjaku, Vesel Plinku, Agron Maqellara si dhe grupi i valltareve me veshje kombetare te shqates “Kraja” ne NY me kryetar Dul Perashi. Ishte nje mbremje e pa harrushme, per cka falenderoj te gjithe bashkatdhetaret tane qe na mbeshteten dhe nderuan me pjesemarrjen e tyre ne kete manifestim kombetar dhe ne mbeshtetje te kandidatit shqiptar z. Marko Kepi. Po ashtu me date 24.11.2019 eshte mbajtur nje takim me komunitetin shqiptar ne NY, nen organizimin e shoqates “Rrenjet Shqiptare” NY dhe Keshillit Kombetar, ne te cilin eshte diskutuar per nevojat dhe mundesite e bashkpunimit te diaspores dhe vendlindjes, njoftojne nga agjensioni Albis Pary, duke shtuar se jane ne pergatitje te evenimente te tjera, per te cilat do te njoftojne opinionin ne vazhdimesi.