Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Albin Kurti fiton zgjedhjet ne Kosove, pritet koalicioni me LDK-ne

Prej tvteuta7 October 2019

Sot ne Kosove u mbajten zgjedhejt parlamentare ku sipas rezultateve preliminare Levizja Vetevednosje kryeson ndaj subjekteve tjera. E dyta me radhe eshte LDK-ja, kurse humbje te madhe eshte shenuar tek PDK dhe partite tjera te cilat qeverisnin per shume kohe ne Kosove. Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti pas zgjedhjeve parlamentare ka thënë se sot ka ndodhur ndryshimi dhe çelësi i fitores sipas tij ishte populli.

“Opozita ka fituar në Kosovë dhe këtij ndryshimi i prinë Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti duke shtuar se si partner e sheh vetem LDK-në.

Nga ana tjeter, permes nje konference per media Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se në këto zgjedhje nuk kanë arritur të fitojnë.

“PDK do të kaloj në opozitë, por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit. Kjo fushatë ka qenë për mua shumë e veçantë”, ka shtuar Veseli.

Sipas rezultateve preliminare situata eshte sic vijon:

VV-25,93% – 31 deputet, LDK-24,87 % – 30 deputet, PDK- 21,09%-25 deputet, AAK-PSD – 11,58 % – 14 deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se numri i votuesve në zgjedhjet e sotme parlamentare është 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.