Alarmante-Rrezikohen palmat(VIDEO)
Prej tvteuta15:23, 19 Janar 2015
Dëmtuesi i quajtur “Buburreci i kuq “që ka sulmuar para dy viteve palmat në komunën e Ulqinit e ka zvogëluar numrin kësaj bime tropikale për 28 rrënjë. Në komunën e Ulqinit numërohen rreth 300 palma.
Është bërë prerja e palmave të dëmtuara , më pas ndezja e tyre dhe stërpikja e trungut me lëngë të posaçëm kundër këtij buburreci me qëllim që krimbi dëmtues të mos kish mundësi të përhapej në palma tjera.
Përfaqësuesit e komunës së Ulqinit ,Ndërmarrjes komunale “Pastrim Gjelbërim” kanë pasur takim pune rreth kësaj problematike siç kanë deklaruar ata alarmante me përfaqësuesit e Ministrisë së bujqësisë,përkatësisht me Drejtorinë fito sanitare.
Tamara Popoviq nga Ministria e bujqësisë deklaroi se kemi një situatë kurë i përket kultivimit dhe mirëmbajtjes së palmave alarmante. 28 palma janë zhdukur të cilat ishin të prekura nga ky sulmues. Dy vitet e fundit shpenzimet e stërpikjes i ka mbuluar Ministria e Bujqësisë,këtë vit shpenzimet do ti bëjë vetë komuna e Ulqinit shprehet Z .Popoviq.
https://www.youtube.com/watch?v=YMoYBa-CU9g
Ndërkaq,Milazim Mustafa ,sekretar për ekonomi ,deklaroi se shpenzimet për stërpikje janë goxha të mëdha ,sillen rreth 30 mijë euro,por që të shpëtojmë palmat procesi duhet të kryhet. Këshilltari për bujqësi pranë komunës së Ulqinit Gani Rexha deklaroi se trajtimi duhet kryer patjetër,gjendja është alarmante,krimbi që sulmon këto palma është tepër shkatërrues, bimën të cilën e sulmon ajo duhet asgjësuar. Njëherit ai apeloi tek qytetarët tanë që kanë palma në oborret e veta ti paraqesin tek sekretariati për bujqësi,ata janë të obliguar me ligj që të bëjnë mbrojtjen e tyre,gjegjësisht të bëjnë mbulimin e shpenzimeve për stërpikje .