Aktuale Më shumë

Aktivitetet dhe aventurat e fëmijëve në kopshtin “Arushi Pu”

Prej tvteuta10:54, 25 Qershor 2022

Kopshti “Arushi Pu” si gjithmon vazhdon me aventurat e tija dhe me përkushtimin e plotë ndaj fëmijëve që mundohet t’iu  dhuroj eksperienca dhe kujtime të paharruara.
Si çdo vit në fillim të sezonit veror fëmijët e kopshtit shkojnë në kamp në veri të vendit ku sipas Drejtoreshës së këtij Kopshti fëmijët argetohen dhe fitojnë më shumë vetëbesim. Përveç kampit Lindita Lika na foli për disa nga aktivitetet që përfunduan por edhe planet dhe gjeneratën që së shpejti do të  përcjellin.
Lika na bëri me dije se këtë vit përcjellin gjeneratën e 15-të, e që kjo gjeneratë përbëhet nga 18 fëmijë, e që shprehi keqardhjen e saj por i’u dëshiron fëmijëve vetëm sukses.
Lindita Lika tha se kapaciteti i kosphtit pak a shumë është i plotësuar dhe tani për tani kanë edhe fëmijë në pritje për regjistrim , e në bazë të kësaj nënkuptohet puna e stafit dhe përkushtimi i lartë që këto fëmijë marrin.

  • 1

    Radio