Aktuale Më shumë

Aksioni “Stop inflacionit”: 25 produkte me çmime minimale

Prej tvteuta18:37, 16 Mars 2023

Nga e marta, qytetarët e Malit të Zi do të mund të blejnë 25 produkte me çmime minimale në pesë rrjetet më të mëdha të shitjes me pakicë.

Kjo është arritur me marrëveshjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik me rrjetet tregtare Voli, Mercator, Lakoviq, Aroma dhe Franca, në kuadër të aksionit të quajtur “Stop Inflatcionit”. Çmimet e reduktuara do të hyjnë në fuqi më 21 mars , ndërsa aksioni  do të zgjasë deri në fund të prillit me mundësi të zgjatjes. Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizimit, Goran Gjuroviq, tha në seancën e Qeverisë se qysh të martën ose disa ditë më vonë, në dyqanet që janë pjesë e aksionit, produktet me logon “Stop inflacionit” do të shënohen qartë dhe dukshëm në mënyrë që qytetarët. dinë saktësisht se cilat produkte janë pjesë e aksionit.

“Çmimet do të jenë minimale për këto produkte, tregtarët kanë dalë me çmime minimale që janë më konkurrueset në rajon”, tha Gjuroviq dhe shtoi se tregtarët kanë të drejtë ta zgjerojnë listën, por jo ta shkurtojnë.

  • 1

    Radio