AKSIONI PËR DHURIMIN E GJAKUT- GJIMNAZISTËT MË SOLIDARË

Prej tvteuta17:05, 17 Prill 2019

Gjimnazistët u treguan më human,dhe më solidarë në aksionin   për dhurimin  vullnetar të gjakut ku grupet e synuara ishin   të punësuarit në Kumunë ,dhe në  Ndërmarrjet Publike .Përveç përfaqësuesëve të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit  thirrjes për të dhuruar gjak në baza vullnetare nuk janë përgjigjur ndërmarrjet tjera.Të punësuarit në Komunën e Ulqinit morën pjesë në mënyrë simbolike. Sekretarja  për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore  Pranvera Suliq tha për televizionin Teuta se nuk është e knaqur me përgjigjen e të punësuarëve në Komunën e Ulqinit,duke shtuar se të gjithë janë njohftuar me kohë

Është hera e parë që organizuam një aksion të tillë në Komunën e Ulqinit shprehet, Drazhen Gjurashkoviq nga Enti për tranfuzionin e gjakut  ,kemi pritur më shumë vullnetarë,por jemi të kënaqur pasi kjo është hera e parë ,por ajo që bjen në sy është numri I nxënësve që u përgjigjen thirrjes tonë.

Një entuziazëm dhe dhe humanizëm treguan gjimnazistët të cilët dominuan në numër,ata u shprehen se ndihen shumë mirë,dhe se do të apelojnë tek moshatarët e tyre të bëjnë të njëjtën gjë,sepse ndoshta gjaku që ata dhuruan mund të shpëtojnë një jetë.

Aksioni u  organizua  në bashkpunim me Entin për transfuzionin e gjakut, dhe Komunën e Ulqinit

  • 1

    Radio