Sociale Më shumë

Aksioni “Kurtha”  – Thirren në pyetje dhe kontrollohen persona edhe në Ulqin

Prej tvteuta12:24, 10 Shkurt 2021

Kërkimet dhe arrestimet e personave të  dyshuar  nga policia  për  trafikun e drogës janë duke u zhvilluar në disa qytete të Malit të Zi. Në Ulqin, anëtarët e Sektorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë duke kontrolluar shtëpitë e disa njerëzve me interes të sigurisë.

“Kërkimet janë duke u zhvilluar në 30  lokacione  në disa qytete malazeze. Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal dyshohet se kanë kontrabanduar 2.5 tonë marihuanë,”  kan thënë nga policia. Aksioni menaxhohet nga Departamenti për luftën  ndaj  Trafikimit të Drogave, i cili është në atë Sektor dhe së shpejti pritet më shumë informacion nga Drejtoria e Policisë.

  • 1

    Radio