Aksioni kundër spiunazhit. Arrestohen dy persona
Prej tvteuta30 September 2022

Në aksionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), është arrestuar e pastaj liruar, Vlladimir Vlatko Belojeviq nga Podgorica, pasi ka pasur kontakte të shpeshta të dyshimta me Radomir Sekuloviq, ish i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i cili po ashtu është ndaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale. Ndaj Belojeviq dhe Sekuloviq është parashtruar kallëzim penal për veprën penale “mbajtje pa leje e armëve dhe lëndëve shpërthyese” nga neni 403 i Kodit Penal të Malit të Zi. Sipas informacioneve jozyrtare të “Vijestit”, policia ka gjetur një armë dhe disa pjesë municioni në afërsi të shtëpisë së Sekuloviq dhe asaj të Belojeviqit. Prokurori dhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale,Vukas Radonjiq, ka konfirmuar se policia pas bastisjes ka arrestuar dy persona dhe kundër tyre ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë. Ditën e djeshme policia ka arrestuar edhe gjashtë punonjës të ambasadës ruse dhe disa shtetas të atij vendi, në një operacion të koordinuar nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB). ). Aktivitetet, siç thuhet nga burime jozyrtare, janë pjesë e një aksioni më të gjerë që ASK po zbaton në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. Ministria e Punëve të Jashtme mbrëmë ka konfirmuar se gjashtë punonjës të Ambasadës Ruse janë shpallur të padëshiruar në Mal të Zi, pasi kanë shkelur rregullat diplomatike ndërmjet dy vendeve, të përcaktuara me Konventën e Vjenës.