Sociale Më shumë

Aksioni “Kaska” u realizua edhe këtë vit

Prej tvteuta15:22, 24 Maj 2019

Për të dytin vit me radhë, OJQ Shoqëria për siguri në komunikacion në Ulqin dhe auto shkolla “Ferrari” , me përkrahjen e Qendrës për siguri në Ulqin, realizuan aksionin “Kaska”, me ç’rast u shpërndanë një numër i kaskave për pronarët e motoçikletave. Sipas fjalëve të kryetarit të kësaj organizate, Jozo Briskoviq, aksioni në fjalë ka për qëllim të ngrisë ndërgjegjësimin e shoferëve për përdorimin e kaskave gjatë grahjes së motoçikletave. Gjatë aksionit ishin prezent edhe antarë të Sektorit të sigurisë në Ulqin dhe policët e komunikacionit.

  • 1

    Radio