Aktuale Më shumë

Aksioni “Florida”: Arrestohen 8 persona, 28 të tjerë me kallëzime penale

Prej tvteuta18:25, 27 Korrik 2022

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë Speciale arrestuan 8 persona,  Radislav Vojiçiq (39) nga Nikshiqi, Nikolla Grguroviq nga Danilovgradi, Dejan Goluboviq (62), Nebojsha Pejoviq  (42) Jovan Ercegoviq , Boshko Vujoviq  nga Kotorri, si dhe Sllavko Miliq dhe Marija Radulloviq nga Podgorica.

Në mesin e të arrestuarve ka persona të cilët dyshohet se janë organizatorë dhe anëtarë të grupit kriminal që ka kryer disa vepra penale në periudhën e kaluar, përfshirë edhe kontrabandën e drogës, njoftuan nga Drejtoria e Policisë. Aksioni në fjalë i quahtur “Florida”, është aksion  ndërkombëtar dhe po kryhet në disa qytete të Malit të Zi.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se në kallëzimin penal të Prokurorisë Speciale të Shtetit (SDT) janë përfshirë gjithsejt 28 persona. Me aksionin ka koordinuar Europoli.

  • 1

    Radio