Aksionet më të mira dhe rezultatet e ndeshjeve që u zvhilluan në mengjesin e së premtes në NBA (VIDEO)
Prej tvteuta11 November 2022

Në mëngjesin e së premtes u zhvilluan katër ndeshje fantastike në NBA. Washington Wizards triumfoi ndaj Dallas Mavericks në “Capital One Arena”, me rezultat 113-105. Në këtë sfidë, Kyle Kuzma ishte i pandalshëm duke i arritur shifrat magjike “double –double”, 36 pikë, 11 kërcime si dhe shtoi 6 asistime për shokët e ekipit. Në shtëpi fitoi edhe Atlanta Hawks. “Sfikterët” me nëntë pikë dallim e mposhtën Philadelphia 76ers, 104-95 rezultati final. Pavarësisht disfatës, nga palestra “State Farm Arena”, Joel Embiid doli si basketbollisti më i dalluar me 26 pikë, 13 kërcime e 2 asistime. Për të triumfuar në shtëpi më të vështirë e pati Miami Heat. Katër çerekë nuk mjaftuan për të shpallur një fitues prandaj u desh koha shtesë në duelin ndërmjet Miamit dhe Charlotte Hornets. Në fund, buzëqeshi ekipi nga Florida pasi triumfoi në vazhdime, me rezultat 117-112. Më meritori për këtë triumf ishte Jimmy Butler me “double – double”, 35 pikë, 10 kërcime e 8 asistime. Skuadra e vetme që zhgënjeu në shtëpi ishte New Orleans Pelicans. Ky ekip në “Smoothie King Center” pranoi humbje nga Portland Trail Blazer, me shifrat finale 95-106. Zion Williamson nga ekipi humbës ishte lojtari më i dalluar në ndeshje me 29 pikë Më poshtë i keni pesë aksionet më të mira të katër ndeshjeve që u zhvilluan në mëngjesin së premtes. https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=855784818930459