Sociale Më shumë

Aksion i sukseshëm- sigurohen mjetet për blerjen e fazanave

Prej tvteuta10:27, 20 Shkurt 2017

Mbrëmë në Qendrën për  Kulturë , OJQ “Shepka”, organizoi  mbrëmje donatore ku siguruan një shumë të konsiderueshme të mjeteve për blerjen e fazaneve .

“Dikur në Komunën tonë ka pasur numër të konsiderueshëm të fazanave,tash nuk ekziston asnjë. Kemi kushte klimatike të përshtatshme,një klimë e butë mesdhetare ,andaj kemi marrë këtë iniciativë për blerjen e fazaneve,që të pasurojmë terrenet e gjuetisë me këtë shpend të mrekullueshëm “u shpreh Kabil Jakupi ,anëtarë i Këshillit drejtues të organizatës në fjalë” .

Këtë aksion e ka përkrahur edhe kryetari i komunës së Ulqinit , Nazif Cungu,dhe ministri  i të drejtave të njeriut dhe pakicave Mehmet Zenka të cilët premtuan mbështetje financiare dhe morale për shoqatën në fjalë.

  • 1

    Radio