Aksion për ndërgjegjësimin e qytetarëve nga rreziku i zjarrit
Prej tvteuta15:42, 6 Qershor 2017
Sherbimi i mbrojtjes dhe shpetimit i komunes se Ulqinit ne bashkepunim me drejtorine e mbrojtjes dhe shpetimit te Malit te Zi si dhe shume struktura te tjera publike organizuan ndarjen e fletushkave nen titullin “ Zjarret ne pyje, udhezimet e sigurise”. Qellimi i ketij aktiviteti eshte ndergjegjesimi i qytetareve sidomos tani ne prag te sezonit turistik, ku pervec se kudjesit ndaj vetes duhet te ofrojme edhe sigurine ndaj turisteve te shumte te cilet e vizitojne qytetin e Ulqinit. Territori i komunes se Ulqinti per fat te keq rezulton njera nder komunat me te prekura nga renja e zjarrave ne Mal te Zi, ku ne te shumten e rasteve fajtor eshte faktorit njeri.
Kryeshefja e njesise punuese te drejtoriatit per situata emergjente ne Tivar, Pera Pavlica Dragishiq, tha per televizionin teuta, se realizohen shume projekte me temen e edukimit te qytetareve mbi aktivitete preventive, me qellim ndergjegjesimin e tyre per zvogelimin e rrezikut nga katastrofat.
Muaji maje dhe qershore njihen si muajt e kujdesit ndaj zjarrit, prandaj ky aktivitet dhe ndarja e fletushkave eshte duke u bere ne te gjitha komunat e Malit te Zi.
Fletushka vjene per qytetaret ne tri gjuhe, ne ate angleze, malazeze dhe shqipe. Ne kete fletushke mund te gjehen te gjitha udhezimet se si duhet te reagojme ne raste te nryshme te renjes se zjarreve.
Kryetari i komunes se Ulqinit Nazif Cungu u shpreh per televizionin Teuta se eksperiencat nuk jane te mira ne ket aspekt, renja e zjarreve te shkaktuara nga pakujdesi i individeve te caktuar ka bere qe rreziku per qytetaret te jete prezent gjate te gjitha periudhave vjetore.
Komuna e Ulqinit megjithate do te marre te gjitha masat e duhura qe kushtet ndaj sherbimit te mbrojtjes dhe shpetimit te jene te mira per nje pune sa me efikase, shtoj kryetari Cungu.
Ndersa sa i perket masave te ndermarra ndaj personave te cilet jane evidentuar si shkaktar te renjes se zjarreve ne teritorin e komunes se Ulqinit, Kryetari Cungu shtoj se nuk jane te kenaqur.
Kryeshefi I sherbimit te mbrojtjes dhe shpetimit Flamur Sella u shpreh per Televizionin Teuta se ky eshte nje rast i mire qe te ndergjegjesone qytetaret, duke qene se jemi te vetedijshem per demek te cilat jane shkaktuar deri tani.
Numri i zjarreve cdo vit eshte ne rritje shtoj Sella.
Rastet me te shumta te zjarrit shkakohen nga pakujdesija e personave te cilet, ndezin zjarr ne ambient te hapur, hedhja e cigareve ne pjese te gjelberuara apo edhe ne kanta te llomit, e shume raste te ngjashme te cilat mund te rezultojne edhe katasrofale, per ate arsye le te ndergjegjsohemei , ta mbrojme veten dhe ambientin ku jetojme.