AKSION PËR DHURIMIN VULLNETAR TË GJAKUT
Prej tvteuta14:45, 9 Prill 2019

Me datën 16 prill në Sallën e madhe të Kuvendit Komunal është paralajmëruar se do të organizohet aksion për dhurim vullnetar të gjakut ku grupet e synuara janë të punësuarit në Kumunë dhe Ndërmarrjet Publike. Ky asion do të organizohet në bashkpunim me Entin për transfuzionin e gjakut dhe Komunën e Ulqinit.
Pranvera Suliq sekretarja për Administratë dhe Veprimtari Shoqërore u bëri thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkangjiten këtij akti të thjeshtë personal me vlera të mëdha humane dhe civile. Gjaku është jetik, gjaku nuk mjafton kurrë, u shpreh Suliq per TV Teuta.