Aktuale Më shumë

Aksion i Prokurorisë dhe Policisë Speciale: Arrestohen policë, ish policë dhe biznesmenë. Dyshohen për lidhje me krimin

Prej tvteuta18:36, 16 Mars 2023

Ish-komandanti i policisë së Podgoricës, Ivan Stamatoviq, është arrestuar në një operacion të Departamentit Special të Policisë (SPO), i cili drejtohet nga Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT), ndërsa inspektorët janë ende në kërkim të kolegut të tij të suspenduar Nebojsha Bugarin.

Stamatoviq ka punuar në sektorin e menaxhuar nga ish-ndihmës drejtori i Drejtorisë së Policisë, Zoran Llazoviq. Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-zyrtari i policisë speciale Vlladimir Bajçeta dhe polici Millan Popoviq, të cilët punonin në policinë e Kotorrit. Bajçeta është ish-truproja e Dushko Shariqit, vëllait të kreut të supozuar të kartelit ballkanik të drogës, Darko Shariq. Oficerët e Departamentit Special të Policisë, sipas të njëjtave informacione, po e kryejnë kërkime në territorin e Podgoricës, Cetinës dhe Kotorrit.

Të arrestuarit dyshohet se kanë bashkëpunuar ngushtë me klanin kriminal Kavaç. Sipas informacioneve të Vijesti, mes të arrestuarve janë disa biznesmenë që dyshohet se janë të lidhur me këtë klan kriminal. Lëndët në të cilët u kërkua arrestimi i punonjësve të policisë janë formuar pas dorëzimit nga Europoli në Prokurorinë Specialeit të transkripteve më të fundit të bisedave të kryera përmes aplikacionit të koduar Sky.

  • 1

    Radio