Aksion i policisë së Ulqinit: Arrestohen disa persona për shpërndarje të lëndëve narkotike

Prej tvteuta18:45, 19 Gusht 2021

Oficerët e Drejtorisë së Policisë në Ulqin, duke ndërmarrë aktivitete për të luftuar abuzimin me drogën, arrestuan dy persona për vepra penale dhe tre për vepra të kryera në lidhje me abuzimin me substanca narkotike. Anëtarët e policisë legjitimuan dhe kontrolluan tre persona në Ulqin, me ç’rast tek  E.L. (21) nga Plava gjeten tre pako mariuanë për të cilat tha se i kishte blerë nga E.C. (19) nga Podgorica për shumën prej 22 euro.

Policia më pas ndaloi E.C. tek i cili po ashtu u gjetën substanca narkotike. Ngjarja iu raportua prokurorit të shtetit në Prokurorinë e Lartë në Podgoricë, i cili urdhëroi ndalimin peronave në fjalë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të prodhimit, mbajtjes dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

Policia po ashtu  kontrolloi edhe disa persona të tjerë në kampet në grykëderdhjen e lumit Buna. Gjatë kontrollit tek personi me inicialet  SM (23) nga Republika e Serbisë gjetën gati 40 gram marihuanë dhe një pako me substanca të tjera , për çka edhe u arrestua. Për shkak të shkeljeve të Ligjit për Parandalimin e Abuzimit me Lëndë Narkotike, policia arrestoi R.M.J. (25) nga Hungaria, M.J. (24) nga Republika e Serbisë dhe S.V. (26) nga Republika e Serbisë, tek të cilët po ashtu u gjetë lëndë narkotike.

  • 1

    Radio