Aktuale Më shumë

Aksion i Policisë së Kosovës. Shkatërrohen dy laboratore droge

Prej tvteuta09:05, 24 Maj 2022

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, gjatë ditës së djeshme kanë shkatërruar dy laboratorë të drogës, një në veri të Kosovës dhe një në Ferizaj. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10,000 fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se gjatë këtij aksioni, zyrtarët e Policisë dhe Doganës janë gjuajtur me armë zjarri. Vlera e drogës së konfiskuar nga zbulimi i laboratorit kultivues të drogës, në Izvor afër kufirit me Serbinë, ka rezultuar të jetë gjashtë milionë euro, ndërsa vlera e pajisjeve 1.5 milionë euro.

  • 1

    Radio