Aksion i policisë, OT-së dhe qiramarrësve të plazheve: Të merren masa për parandalimin e krimeve
Prej tvteuta24 July 2019

Në ambientet e Organizatës Turistike të Ulqinit sot u mbajt një konferencë për media në të cilën përfaqësuesit e Sektorit të Sigurisë në Ulqin prezantuan aksionin e përbashkët të tyre dhe qiramarrësve të plazheve, me qëllim parandalimin e krimeve të vogla në zonën e plazheve. Polici Aleksandër Zhivkoviq, duke prezantuar broshurat që do të shpërndahen nëpër plazhe, tha se qëllimi i aksionit është që të rritet ndërgjegjshmëria e turistëve për të marrë masat parandaluese në mënyrë që të evitohen këto krime, me theks në vjedhje të rëndomta që ndodhin në prapavijë të plazheve. Zhivkoviq ndër të tjera vlerësoi se gjendja e sigurisë në Ulqin është e mirë dhe se pagesa e parkimit ka ndikuar si në uljen e trafikut në rrugët e qytetit.