Aksion i pastrimit në shënim të Ditës së Planetës Tokë
Prej tvteuta15:50, 22 Prill 2019
Grupi hotelier “Karisma Hotels & Resorts”, OJQ “Ecovita” , Ministria e Turizmit dhe NP Të Mirat Detare organizuan aksion të pastrimit në vijen bregdetare të Plazhit të Madh. Aksioni iu bashkangjitën edhe një numër i nxënësve të shkollave si dhe fëmijët e kopështit “Solidariteti” nga Ulqini. Aksioni i pastrimit në mënyrë simbolike shënoi 22 prillin, Ditën e Planetit Tokë. Ky aktivitet ekologjik dhe edukativo – prpagandues ka për qëllim që të tërheqë vëmendjen në ruajtjen e natyrës dhe mjedisit jetësor u shpreh për RTV Teuta kryetari i shoqatës “Ecovita” Rasim Lika. “Vitin e kaluar , në të njëjtën ditë “Karisma” organizoi aksion të ngjashëm dhe me këtë ne vazhdojmë tashmë praktikën pozitive duke organizuar këtë aksion tradiconal të pastrimit të plazhit” u shpreh menaxheria e marketingut të “Karisma” Zorica Marjanoviq. Nga NP Të Mirat Detare u shprehen se në shënimin e Ditës së Planetit Tokë aksione të tilla janë duke u ndërmarrë në gjithë vijën bregdetare të Malit të Zi, ndërsa kur vjen puna tek Ulqini mund të themi që bëhet një punë e mirë edhe nga organet kompetente për mirëmbajtjen e pastërtisë.