Slider Më shumë

Aksion i kontrollimit të shtuar për respektimin e masave epidemiologjike

Prej tvteuta11:17, 21 Janar 2022

Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Çështje të Inspektimit dhe Drejtoria e Policisë do të organizoj aksionin e kontrollit të shtuar për respektim të masave epidemiologjike në të gjitha qytetet e Malit të Zi, me fokus të veçantë në qendrat turistike dimërore. Kontrollin në terren do ta menaxhojë Drejtoria për Çështje të Inspektimit, me asistencë të Drejtorisë së Policisë dhe në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale. “Verifikimi i posedimit të certifikatës Kombëtare Dixhitale COVID do të kryhet në ambiente hoteliere dhe vende të tjera ku grumbullohet një numër i madh njerëzish, si dhe nëse shkelen masat e tjera epidemiologjike”, thuhet në deklaratë.

  • 1

    Radio