Aksion i dhurimit të gjakut
Prej tvteuta5 December 2022

Nën organizimin e Këshilli Komunal të Kryqit të Kuq të Ulqinit, sot në SHF “Boshko Strugar” u organizua fushata e dhurimit vullnetar të gjakut. Mbështetje teknike për aksionin është ofruar nga Instituti i Transfuzionit të Gjakut të Malit të Zi, çka ka bër të mundur që në të njëjtën kohë të jenë tre donatorë. Sekretari i Kryqit të Kuq të Ulqinit, Edis Sijariq, tha për Televizionin Teuta se është shumë i lumtur që përgjigja ka qenë e shkëlqyer dhe se vetëm për disa orë është mbledhur një sasi e konsiderueshme. Ai shprehu besimin se në të ardhmen aksionet e tilla do të jenë më të shpeshta. Këtij aksioni iu bashkuan edhe disa drejtues të Komunës së Ulqinit, kolektivi i Shkollës Fillore “Boshko Strugar”, si dhe disa qytetarë dhe anëtarë të klubeve sportive nga Ulqini.