Rajoni/Bota Më shumë

AKSIDENTOHET AEROPLANI

Prej tvteuta11:26, 22 Korrik 2015

Aeroplani i Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili i takon sektorit për situata emergjente është rrëzuar sot në Liqenin e Shkodrës. Rreth orës 11 në Liqenin e Shkodrës aeroplani i tipit Dromader është përmbysur në liqe gjatë momentit të mbushjes së rezervarit me ujë. Kjo fluturake, e cila i takon Njësisë së avio-helikopterëve të Ministrisë së punëve të Brendshme, ka qenë duke marrë pjesë në shuarjen e zjarreve. Njoftohet se gjatë këtij aksidenti, piloti nuk ka pësuar lëndime. Shkaku i aksidentit dhe se sa është dëmtuar aeroplani do të vërtetohet gjatë inspektimeve që po kryejnë institucionet kompetente.

  • 1

    Radio