Aksident në Tivar. Humb jetën një person
Prej tvteuta15:45, 21 Shkurt 2018
Sot në rrugën Tivar – Petrovac ka ndodhur një aksident rrugor si pasojë e të cilit ka humbuar jetën personi me inicialet N.J , 65 vjeç, njoftohet nga Drejtoria e policisë. Aksidenti ndodhi rreth orës 11.00 në vendin e quajtur Gjurmani, kur automjeti i drejtuar nga personi në fjalë doli jashtë rrugës.