Aksident në rrugën Nikshiq-Podgoricë: Një person humb jetën, 4 të lënduar
Prej tvteuta17:49, 20 Janar 2023
Një person ka vdekur në një aksident trafiku në dalje të Nikshiqit në drejtim të Podgoricës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:05, është raportuar për RTMZ nga Drejtoria e Policisë.
Në aksident janë plagosur edhe katër persona të cilët janë transportuar për në spital. Hetimet për vërtetuar shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.