Aksident në qendër të Ulqinit
Prej tvteuta20:41, 20 Dhjetor 2020

Sonte rreth orës 19.30 në rrugën Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Ulqin,në afërsi të agjensionit MCM ka ndodhur një aksident automobilistik pa pasoja në njerëz. Në këtë aksident u përfshinë dy automjete një i tipit BMW dhe një i tipit Ford, të cilët kanë pësuar dëme materale. Në vendgjarje shkuan menjëherë polica dhe urgjenca dhe të gjithë përsonat u shoqëruan për në urgjencen e qytetit për të kryer kontrollet.