Aktuale Më shumë

Aksident në Prishtinë,të lënduar edhe nga Ulqini

Prej tvteuta23:05, 29 Mars 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites përballë Mensës së Studentëve në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.

Dyshohet se ka të lënduar edhe nga Ulqini.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësorë. Për pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

  • 1

    Radio