Aksident në Podgoricë. Vdes motoçiklisti
Prej tvteuta14 April 2017
Sot rreth orsë 10.30 në lagjen Konik të Podgoricës ka ndodhur një aksident i rëndë rrugër, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës Aleksandër Todoroviq, 25 vjeç. Në aksident dëmtime të rënda ka pësuar edhe pasagjeri tjetër në motoçikletë, kurse gruaja e cila cila drejtonte automjetin me të cilin u përplas motoçikleta, ka kaluar me dëmtime të lehta. Sipas të dhënave nga Urgjenca, viktima ka ndërruar jetë në spital , pasi tentativat për ta mbajtur në jetë ishin të kota duke pasur parasysh dëmtimet e rënda. Edhe pasagjeri tjetër ndodhet në gjendje të rëndë dhe mjektë po luftojnë për shpëtimin e tij.