Aksident në Adën e Bunës: Lëndohet turistja nga Serbia

Prej tvteuta15:52, 17 Qershor 2019

Dje në orët e pasdites në Adën e Bunës ka ndodhur një aksident ujor në të cilin si pasojë e goditjes nga varka me motor mbeti e plagosur një shtetase e Serbisë me inicialet G.D 48, vjeç. Ajo nga goditja ka pësuar lëndime të këmbëve dhe është tranportuar për në Qendrën Spitalore në Podgoricë. Për rastin në fjalë policia ka arrestuar drejtuesin e varkës, i cili është banor i Komunës së Ulqinit.

  • 1

    Radio