Aksident me pasoja tragjike në Ulqin. Vdes një i ri, dy vajza me lëndime të rënda

Prej tvteuta17:08, 22 Tetor 2019

Mëngjesin e sotëm në bulevardin Teuta në Ulqin ka ndodhur një aksident rrugor me pasoja tragjike, ku humbi jetën i riu 28 vjeçar, Françesk Zadrima, kanë konfirmuar për media nga policia. Në aksident janë lënduar rëndë edhe dy persona të tjerë të gjinisë femrore të cilat janë hospitalizuar në Spitalin e Tivarit. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka ndodhur rreth orës 4.00 të mëngjesit kurse arsyet janë duke u hetuar nga policia.

  • 1

    Radio