Akciza më të larta në alkool, pijet e gazuara dhe cigare
Prej tvteuta10:11, 2 Janar 2020
Prej fillimit të këtij viti , akcizat në alkool, pijet e gazuara dhe në duhan, janë rritur. Siç është kumtuar nga drejtoria e doganave, duke respektuar kalendarin ekzistues të akcizave, ato në alkool janë rritur prej 1250 në 1500 europër hektolitër, në pijet e gazuara prej 25 në 30 euro për hektolitër, kurse në duhanin e përpunuar prej 35, në 40 euro për kilogram. Drejtoria e doganave, i ka ftuar të gjithë prodhuesit, importuesit si dhe subjektet të cilat kryejnë tregtinë me pakicë dhe shumicë, e të cilët në ditën e rritjes së akcizave kanë sasi të caktuara të mallit, të bëjnë regjistrimin e tij dhe të llogarisin akcizat e duhura për ti paguar ato, thuhet në kumtesë.