Ekonomi

Aktuale Më shumë

Air Montenegro do të fluturojë në pesë destinacione

Prej tvteuta9 November 2023

Air Montenegro do të fluturojë në pesë destinacione këtë dimër, nga Podgorica në Beograd, Cyrih, Stamboll, Lubjanë dhe Romë, si dhe nga Tivat në Beograd dhe Stamboll, njoftoi linja ajrore. “Pas një sezoni veror të suksesshëm, kompania ajrore kombëtare pret sezonin dimëror duke hapur një linjë të re dhe duke rritur numrin e destinacioneve me mbi dyfish krahasuar me numrin e destinacioneve gjatë sezonit dimëror 2022”, thuhet në njoftim. Për herë të parë, siç thonë ata, kompania do të fluturojë drejt Romës gjatë sezonit të dimrit të vitit 2024. Më saktësisht, Air Montenegro do të nisë fluturimet e rregullta drejt Romës më 15 dhjetor, ndërsa trafiku do të bëhet dy herë në javë – çdo të hënë dhe të premte. “Nga Podgorica në Lubjanë, linja ajrore kombëtare do të operojë, sipas orarit të përcaktuar, tre herë në javë (çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte), ndërsa për në Cyrih do të bëhet dy herë në javë (e enjte dhe e diel). Çdo të enjte dhe të dielave kompania operon edhe nga Podgorica në Stamboll, ndërsa nga Tivati ​​në Stamboll mund të fluturohet çdo ditë me Air Montenegro. Dhe gjatë këtij sezoni dimëror, shërbimi ditor nga Podgorica dhe Tivati ​​për në Beograd vazhdon në disa data.” tha kompania Air Montenegro.