Ahmetaj: Pa Demarkacion s’ka viza
Prej tvteuta13 April 2017
Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi është kriter i vetëm që duhet përmbushur domosdoshmërisht nga Kuvendi i Kosovës dhe çdo vonesë në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje rrezikon shtyrjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj. Sipas saj, institucionet e BE-së kanë qenë të qarta në kërkesat e tyre karshi Republikës së Kosovës sa i përket liberalizmit të vizave dhe tashmë nuk ka mbetur asnjë pengesë tjetër. Madje, ajo ka thënë se Komisioni Evropian është duke pritur plotësimin e vetëm të këtij kushti para se të lëvizë me hapa të shpejtë drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.