Agjencia turke TIKA vazhdon të mbështesë Komunën e Ulqinit
Prej tvteuta16:24, 26 Shkurt 2019
A
Në Ulqin qëndroi sot për vizitë zyrtare Koordinatori i Agjencisë turke ,,TIKA,, Enver Resulogullari me bashkëpunëtorë. Ata u pritën nga kryetari i Komunës Loro Nrekiqi, kryetari i Kuvendit Dr.Ilir Çapuni, nënkryetarët dhe sekretarët. Koordinatori Resulogullari tha se dokumentacioni i hamamit dhe Xhamisë së Namazhgjasë në Ulqin kanë përfunduar dhe se realizimi i tyre është përfshirë në planet e Agjencisë për vitin 2019-2020. Krahas këtyre projekteve TIKA si deri më tani , do të përkrahë dhe projekte të tjerë në komunën e Ulqinit. Kryetari Nrekiq vleresoi bashkëpunimin që Ulqini ka TIKËN dhe me Ambasadën e Turqisë dhe falenderoi Tikën për fillimin e realizimit të këtyre projekteve të cilët do të kenë përkrahje maskimale nga institucionet vendore. Falenderimeve iu bashkangjit edhe Kryeimami i Bashkësisë Islame Ali Efendi Bardhi . Në takimin e hapur dhe miqësor u fol edhe për projekte të tjera në komunën tonë ku përkrahja nga ana e Tikës do të ishte e mirëseardhur. Para sëgjithash u përmënd ndihma për realizimin e studios së RTV Ulqini,pajisja me teknologji bashkohore e sallës së Kuvendit , riparimi i SHtëpisë së Pashës , Beledijes etj.