Aktuale Më shumë

Agjencia Rregullatore propozon rritje të çmimit të energjisë elektrike

Prej tvteuta17:36, 21 Nëntor 2022

Çmimi i energjisë elektrike në Mal të Zi mund të rritet 6.48 për qind për amvisëritë, duke filluar nga 1 janari 2023, njofton Agjencia Rregullatore për Energji dhe Shërbime Komunale. Nëse miratohet një rritje e tillë e çmimit, siç thuhet nga rregullatori, familjeve me konsum mesatar të energjisë elektrike do t’u rritet fatura mesatarisht për 1.73 euro. Vendimi përfundimtar për çmimet e energjisë elektrike për vitin 2023 do të merret më 29 nëntor.

  • 1

    Radio