Aftësimi profesional: Cikli i ri fillon me 16 janar
Prej tvteuta13 January 2017
Cikli i ri i aftësimit profesional të personave me arsim të lartë, e cili po zbatohet për të pestin vit me radhë, do të fillojë nga e hëna me 16 janar dhe do të zgjasë për nëntë muaj. Në dy raundet e para  3.274 studentëve u është dhënë mundësia që në një periudhë  nëntë mujore të kryejnë trajnimin profesional dhe në këtë mënyrë ti plotësojnë të gjitha kërkesat për dhënien e provimit shtetëror. Punëdhënësit kanë shprehur interes të madh për këtë program çka ka rezultuar  në 9,173 vendet të lira për trajnim, kurse të regjistruar në Entin e punësimit janë  3,439 të diplomuar universitarë që nuk kanë përvojë pune. Përfituesëve të këtij trajnimi, nëntë muaj të trajnimit profesional u llogariten si 12 muaj punë , çka përbën parakusht për marrjen e provimit përkatës profesional ose shtetëror. Gjatë kësaj periudhe, punëdhënësit janë të detyruar që përfituesve tu sigurojnë trajnim profesional në përputhje me aktin e veçantë të programit të përfituesve  të trajnimit, kurse një ekip i caktuar në koordinim me autoritetet shtetërore do të ushtrojë kontroll mbi zbatimin e trajnimit profesional.