Ekonomi Më shumë

Aftësimi profesional: Afati për paraqitje deri të shtunën

Prej tvteuta15:13, 15 Nëntor 2017

Ekipi i punës për monitorimin dhe zbatimin e Programit të Aftësimit Profesional për personat me arsim të lartë kujton se afati për regjistrimin e aplikuesve nëpërmes  portalit  E-Uprava, është deri të shtunën me18 nëntor 2017. Deri të hënën, më 13 nëntor, numri i përdoruesve potencial të regjistruar është rreth 2,700, që është në nivelin e përdoruesve të regjistruar vitin e kaluar.

Numri i përgjithshëm i vendeve të reklamuara nga punëdhënësit për trajnim profesional është 10,066. Sipas analizës së kryer nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve, e cila i referohet katër viteve të zbatimit të Programit, nga 14,252 përfitues të Programit, 6,865 ose 48,16% e tyre kanë vazhduar angazhimin në punë.

  • 1

    Radio